KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagosje në Miradi të Epërme, policia nis hetimet

Plagosje në Miradi të Epërme, policia nis hetimet

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka deklaruar Pllana.

Policia është duke zhvilluar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar motivin e ngjarjes./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.