Irani do të vazhdojë t’u përgjigjet “me vendosmëri” sulmeve amerikane dhe nuk ka plane për negociata, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, për mediat iraniane.
“Për momentin nuk kemi plane për negociata dhe mbetemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit”, u tha Baghaei gazetarëve jashtë një ceremonie përkujtimore në Teheran për dhëndrin e ndjerë të liderit suprem iranian Ali Khamenei, sipas një videoje të publikuar nga media iraniane SNN.
Baghaei tha se Irani nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje nëse Shtetet e Bashkuara “shkelin detyrimet e tyre”, shkruan cnn.
“Kjo është një parim dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë”, deklaroi Baghaei, duke shtuar se Irani beson se SHBA-ja e ka shpërfillur armëpushimin që nga fillimi i tij.
Menjëherë pas raportimit të deklaratave të zëdhënësit, agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Mehr njoftoi se SHBA-ja kishte goditur ishullin Hengam të Iranit, pranë ngushticës së Hormuzit.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me sulme të reja në rast se Irani nuk bie dakord për një marrëveshje për përfundimin e luftës. /Telegrafi/
