KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët e fshatit Komogllavë se uji për pije dhe për përgatitje të ushqimit, nuk rekomandohet deri në një kohë të pa caktuar.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve që po zhvillohen në pusin e ujit në fshatin Gërlicë, uji nuk rekomandohet për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në një njoftim të radhës.
Ekipet e KRU “Bifurkacioni” janë duke punuar për përfundimi sa ma të shpejtë të punimeve, që të rikthehet uji i pijës për përdorim.
“Ekipet tona janë duke punuar intensivisht për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve. Pas përfundimit të tyre dhe verifikimit të cilësisë së ujit nga analizat përkatëse, konsumatorët do të njoftohen me kohë për rikthimin e përdorimit normal të ujit” thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
