KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në sesionin plenar të Samitit të Ukrainës dhe Evropës Juglindore, të organizuar me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të qëndrojë fuqishëm përkrah Ukrainës, duke riafirmuar mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se RMV, që nga fillimi i agresionit rus, ka ofruar mbështetje politike, humanitare, ushtarake dhe teknike për Ukrainën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në koordinim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe aleatët euroatlantikë.

Duke folur për rëndësinë e Samitit, Sali vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore është thelbësor për forcimin e stabilitetit rajonal, mbështetjen e rimëkëmbjes së Ukrainës dhe ndërtimin e një Evrope më të sigurt dhe më të bashkuar.

Në kontekstin e integrimit evropian, Sali theksoi se Maqedonia e Veriut, si vend kandidat me përvojë të gjatë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, mbetet e gatshme të ndajë përvojën, ekspertizën dhe kapacitetet institucionale për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve paraqet një bazë të rëndësishme për thellimin e partneritetit dhe zhvillimin e bashkëpunimit konkret në mbështetje të procesit eurointegrues të Ukrainës.Në përfundim, Ministri Sali riafirmoi se Maqedonia e Veriut do të mbetet një partnere e besueshme dhe një mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës në përpjekjet e saj për paqe, siguri dhe integrim evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.