KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Promovohet murali “Ngjyrat e dinjitetit” në Pejë – simbol i shpresës, rehabilitimit dhe fuqisë së artit

Promovohet murali “Ngjyrat e dinjitetit” në Pejë – simbol i shpresës, rehabilitimit dhe fuqisë së artit

Komuna e Pejës ka njoftuar, se në Pejë po promovohet murali “Ngjyrat e dinjitetit “, një vepër artistike që përcjell mesazhe të shpresë, dinjitetit, rehabilitimit dhe fuqisë transformuese të artit.

Kjo nismë u realizua me iniciativën e Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Pejës, të udhëhequr nga Samka Drançolli e cila dëshmoi rendësin e bashkëpunimit ndërinstitucional për krijimin e mundësive për përfshirje sociale, reflektim dhe ndryshim pozitiv përmes artit.

Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, u mirëpriten nga Zëvendësdrejtoresha e Departamentit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Trëndelina Qorraj dhe Drejtoresha e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Ardita Osaj Blakaj.

Gjatë ceremonisë, mirënjohje iu jep Samka Drançolli, Melisa Ukshinaj, Aldiona Haskaj, Medina Belegu dhe lulishten “Pranvera” nga Trëndelina Qorraj, për vlerësimi, angazhimin dhe rolin e tyre në realizimin e kësaj nisme.

Kontribut kanë dhënë mësimdhënësja Melisa Ukshinaj dhe nxënëset Aldiona Haskaj dhe Medina Belegu nga Shkolla e Mesme e Artit “Odhise Paskali” dhe dy personat në paraburgim, përmes talentit dhe përkushtimit të tyre, i dhanë jetë kësaj vepre artistike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.