Legjenda e The Rolling Stones, Mick Jagger, ka rrëfyer se edhe sot pendohet që nuk e takoi kurrë Elvis Presleyn, pavarësisht se pati mundësinë ta bënte.
Në ‘podcast’-in “Conan O’Brien Needs a Friend”, 82-vjeçari tregoi se vendimin për të mos u takuar me idhullin e tij e mori pasi dëgjoi këshillën e John Lennon.
Sipas Jagger, Lennon i kishte rrëfyer se ishte zhgënjyer pas takimit me Elvisin në vitin 1965 dhe e kishte paralajmëruar të mos rrezikonte të humbiste imazhin ideal që kishte krijuar për legjendën e rock-ut.
– YouTube www.youtube.com
“John më tha: ‘Po të isha në vendin tënd, nuk do ta takoja Elvisin’. E dëgjova dhe vendosa të mos e bëja. Sot mendoj se ishte një vendim shumë i gabuar. Do të doja shumë ta kisha takuar dhe ende pyes veten pse e dëgjova atë këshillë”, tha Jagger.
Ai shpjegoi se në atë kohë preferoi ta ruante figurën e Elvis Presleyt ashtu siç e kishte krijuar në imagjinatën e tij, nga frika se një takim i drejtpërdrejtë mund ta zhgënjente, ashtu siç kishte ndodhur me Lennonin.
Gjatë intervistës, Jagger foli edhe për rivalitetin e dikurshëm mes The Rolling Stones dhe The Beatles, duke theksuar se megjithëse ekzistonte një frymë konkurrence, mediat e ekzagjeruan atë për ta bërë historinë më interesante.
Kujtoi se sot marrëdhëniet mes anëtarëve të dy grupeve janë shumë të mira, gjë që dëshmohet edhe nga bashkëpunimet e fundit me Paul McCartney. /Telegrafi/
