YouTuber-i i njohur Shiey e paraqet Shkupin nga një perspektivë e ndryshme — përmes eksplorimit urban, ngjitjes në ndërtesa dhe vizitës në vende të braktisura përreth qytetit.
Në video, e cila është një përmbledhje e momenteve të bukura, Shiey udhëton nëpër pjesë të ndryshme të Shkupit në kërkim të pamjeve unike, adrenalinës dhe përvojave autentike.
Ndër vendet që ai viziton janë Hotel Stone Bridge, një ndërtesë në qendër të qytetit, si dhe disa hapësira të braktisura që zbulojnë një anë të ndryshme, më pak të njohur të kryeqytetit.
