KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Lokalizohet zjarri në deponinë e mbeturinave të KRM Ambientit

Lokalizohet zjarri në deponinë e mbeturinave të KRM Ambientit

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” ka njoftuar se zjarri që kishte përfshirë deponinë është lokalizuar, ndërsa ekipet përgjegjëse po vazhdojnë punën për shuarjen e plotë të tij.

Sipas njoftimit, kryeshefi ekzekutiv i KRM “Ambienti”, Diedon Berisha, po qëndron në vazhdimësi në deponi, duke koordinuar nga afër angazhimin e ekipeve në terren.

“Ekipet po vazhdojnë punën intensivisht për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa kamionët dhe operimet në deponi po zhvillohen normalisht”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRM “Ambienti” ka bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke theksuar se menaxhimi i situatës po bëhet nga ekipet përgjegjëse.

“Ju sigurojmë të gjithë qytetarët se nuk ka arsye për panik. Situata po monitorohet në vazhdimësi dhe po menaxhohet me kujdes nga ekipet përgjegjëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.