KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

David dhe Victoria Beckham ndoqën ndeshjen midis Francës dhe Spanjës – morën vëmendje në tribunë

David dhe Victoria Beckham ndoqën ndeshjen midis Francës dhe Spanjës – morën vëmendje në tribunë

Ish-futbollisti anglez, David Beckham, së bashku me bashkëshorten e tij Victoria Beckham dhe fëmijët e tyre, ishin të pranishëm në stadiumin në Arlington për të ndjekur gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës.

David u paraqit i veshur me kostum elegant, derisa Victoria zgjodhi një stil më të thjeshtë.

Në tribunë ishin edhe vajza e tyre Harper dhe djali Cruz, i shoqëruar nga e dashura e tij Jackie Apostel.

David dhe Victoria

Harper tërhoqi vëmendjen pasi kishte veshur një xhaketë me ngjyrat e kombëtares së Spanjës.

Beckham ka ndjekur me interes të madh këtë edicion të Kupës së Botës, veçanërisht ndeshjet që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë turneut ai ka komentuar dhe analizuar disa prej përballjeve, ndërsa ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për kombëtaren e Anglisë.

David dhe Victoria

Victoria ka qenë gjithashtu e pranishme në disa ndeshje të Botërorit.

Përveç familjes Beckham, në tribunat e stadiumit u panë edhe shumë personalitete të njohura, mes tyre aktori Javier Bardem, DJ Steve Aoki, legjenda e atletikës Usain Bolt dhe prezantuesi i UFC-së Bruce Buffer.

David dhe Victoria

Sa i përket ndeshjes, Spanja krijoi epërsi ndaj Francës me golin e Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë në minutën e 22-të, ndonëse Pedro Porro dyfishoi rezultatin në minutën e 58-të, duke e afruar “La Rojan” drejt finales së Botërorit. /Telegrafi/

Fëmijët e David

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.