Zinedine Zidane është gati të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, legjenda franceze pritet të zëvendësojë Didier Deschamps në stolin e “Les Bleus”, ndërsa palët janë drejt një marrëveshjeje që do ta mbajë Zidanen në krye të kombëtares deri në Kupën e Botës 2030.
54-vjeçari është pa skuadër që nga viti 2021, kur u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit. Që atëherë, emri i tij është lidhur vazhdimisht me drejtimin e Francës, ndërsa duket se tani ky skenar është pranë realizimit.
Largimi i Deschamps vjen pas eliminimit të Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, ku u mposht me rezultat 2-0 nga Spanja. “Les Bleus” do të luajnë tani ndeshjen për vendin e tretë ndaj humbësit të gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës.
Nëse emërimi konfirmohet, Zidane do të nisë aventurën e tij të parë si trajner i një kombëtareje, pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati me Real Madridin, ku fitoi tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë të rëndësishëm./Telegrafi/
