Pedro Porro ishte një nga heronjtë e Spanjës në fitoren 2:0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke shënuar golin e dytë që vulosi kualifikimin e “La Rojas” në finalen e madhe.
Pas ndeshjes, mbrojtësi spanjoll nuk e fshehu emocionin, duke e cilësuar arritjen si momentin më të madh të karrierës së tij.
“Është një ëndërr e bërë realitet, as në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kisha imagjinuar të realizoja gol”.
“Jam shumë i lumtur me qëndrimin e ekipit nga fillimi deri në fund. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, bëmë gjithçka për të avancuar”.
“Ata i bëjnë gjërat shumë mirë dhe kjo i përket ekipit, nuk ka të bëjë me mua”.
Porro theksoi se çelësi i suksesit ishte mënyra se si Spanja arriti të neutralizonte armën më të fortë të Francës.
“E dinim që kundërsulmi i forcës së tyre ishte çelësi dhe ia dolëm mbanë dhe jam shumë i lumtur”, pwrfundoi spanjolli.
Me këtë fitore, Spanja siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, ku do të tentojë të rikthejë trofeun në Madrid për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 2010./Telegrafi/
