KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen dy të dyshuar për 48 orë në rastin për mashtrim me derivate të naftës

Ndalohen dy të dyshuar për 48 orë në rastin për mashtrim me derivate të naftës

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”.

“K.V dhe F.V., janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandim i mallrave në bashkëkryerje, dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje e parave dhe

mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lidhur me të njëjtin rast, më 1 korrik janë arrestuar edhe nëntë persona”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Është fjala për rastin me mashtrim me derivate të naftës, ku më parë ishin arrestuar nëntë të dyshuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.