KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump u pyet nëse senatori Lindsey Graham u helmua nga Rusia

Trump u pyet nëse senatori Lindsey Graham u helmua nga Rusia

Presidenti Donald Trump u pyet nëse Rusia mund ta ketë helmuar senatorin republikan Lindsey Graham, por tha se ligjvënësi kishte probleme shëndetësore “të thella”.

Graham vdiq të shtunën në moshën 71 vjeç pas një “sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”, tha zyra e tij.

Ai sapo ishte kthyer nga Kievi, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.

Gjetjet paraprake tregojnë se ai vdiq nga një diseksion aortal i lidhur me sëmundjen kardiovaskulare arteriosklerotike, sipas një deklarate.

Prezantuesi i Newsmax, Greg Kelly, e pyeti Trump të hënën: “Rusët kanë zakon të helmojnë njerëzit që nuk i pëlqejnë, dhe Graham dikur bëri thirrje që Putini të hiqet. A keni ndonjë dyshim ose shqetësim; a mendoni se e dimë të gjithë historinë për vdekjen e tij?”.

Trump u përgjigj: “Për t’iu përgjigjur teorisë së konspiracionit, do të doja të thoja po, por mendoj se ai kishte disa probleme… dhe babai i tij vdiq pothuajse në të njëjtën moshë… Ai kishte disa probleme që ishin paksa të thella dhe jo të lehta për t’u gjetur”.

Ai shtoi se mjekët raportuan se një pjesë e caktuar e trupit të Graham “shpërtheu”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.