KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Volkswagen planifikon shkurtime të mëdha, zbulohen disa modele që mund të mos prodhohen më

Volkswagen planifikon shkurtime të mëdha, zbulohen disa modele që mund të mos prodhohen më

Sipas raportimeve të fundit, Grupi Volkswagen po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së prodhimit të disa modeleve për të ulur kostot dhe për të rritur konkurrueshmërinë.

Dhe në mesin e modeleve që mund të mos kenë një gjeneratë të re përmenden Volkswagen Jetta dhe Taos, të cilat kanë regjistruar shitje më të ulëta se rivalët e tyre.

Raporti përfshin edhe modele të markave të tjera të grupit, si Audi dhe Porsche, që gjithashtu mund të preken nga këto masa.

Ndër to përmenden Audi Q5 Sportback, Q6 e-tron Sportback dhe Porsche Cayenne Coupé.

Gjithashtu, ekziston mundësia që Porsche të heqë dorë edhe nga planet për versionet me motor me benzinë të modeleve 718 Boxster dhe Cayman.

Edhe modeli elektrik Taycan raportohet se është në listën e modeleve që mund të ndërpriten, pas rënies së shitjeve gjatë vitit të kaluar.

Sipas mediave gjermane, këto masa mund t’i kursejnë kompanisë deri në 6.5 miliardë euro deri në vitin 2031.

Megjithatë, Volkswagen nuk i ka konfirmuar këto informacione dhe ka deklaruar se nuk komenton spekulimet lidhur me planet e ardhshme të produkteve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.