Ministria e Financave njofton se më 21 korrik 2026 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2026.
Në njoftim bëhet e ditur se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Telegrafi/
