KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Aktori Paul Wesley martohet me modelen Natalie Kuckenburg

Aktori Paul Wesley martohet me modelen Natalie Kuckenburg

Aktori Paul Wesley, i njohur për rolin e Stefan Salvatore në serialin “The Vampire Diaries”, është martuar me partneren e tij prej disa vitesh, modelen Natalie Kuckenburg.

Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni intime, ndërsa lajmin e bukur e konfirmoi vetë Natalie përmes disa fotografive të publikuara në Instagram.

Wesley u shfaq me një kostum klasik blu të errët, teksa nusja zgjodhi një fustan elegant mëndafshi të dizajneres Galia Lahav.

Paul Wesley dhe Natalie Kuckenburg e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2022, ndërsa një vit më vonë shpallën fejesën.

Aktori ka treguar më herët se propozimin për martesë e bëri në të njëjtin hotel ku kishin pasur takimin e tyre të parë.

43-vjeçari, për të cilin kjo është martesa e tretë, ka thënë se sekreti i marrëdhënies së tyre është humori.

Sipas tij, ai dhe Natalie qeshin vazhdimisht së bashku dhe kjo është një nga arsyet kryesore që i ka mbajtur të bashkuar.

Fotografitë nga ceremonia e martesës janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë mijëra urime nga fansat e çiftit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.