Pak momente më parë, tensioni në Big Brother VIP Kosova u rrit kur Klodi ia hodhi Labit një pije energjike në sy, një veprim që shkaktoi reagime të menjëhershme brenda shtëpisë.
Pas këtij incidenti, Labi është shprehur se një dënim ndaj Klodit është i nevojshëm, duke theksuar se sjellje të tilla nuk duhet të tolerohen brenda lojës.
“Duhet të ndalen këto gjëra”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe të qëndrimit brenda rregullave të formatit.
BBVK/YouTube
Labi gjithashtu shtoi se veprimet e tij janë pjesë e lojës, por nuk do të lejojë të sulmohet fizikisht apo me objekte të forta. “Është pjesë e lojës. Është e drejta ime, tash të më qorrojë dikush a?” – tha ai, duke treguar se ndonëse loja është dinamike, ka kufij që nuk mund të tejkalohen.
Ky incident ka rritur tensionin midis banorëve dhe ka ndezur diskutime për mënyrën se si produksioni do të reagojë ndaj sjelljeve të tilla.
Shumë shikues tashmë presin një reagim zyrtar, duke vënë theksin mbi nevojën për të ruajtur dinjitetin dhe sigurinë brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com