KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

U bënë të gjitha përgatitjet, por serbi e anulon meçin: Eduard Drenica zbulon prapaskenat se pse s’u zhvillua përballja me Jakovljevic

U bënë të gjitha përgatitjet, por serbi e anulon meçin: Eduard Drenica zbulon prapaskenat se pse s’u zhvillua përballja me Jakovljevic

Përballja e shumë pritur mes luftëtarit shqiptar të MMA, Eduard Drenica dhe serbit Petar Jakovljevic nuk do të zhvillohet.

Eduard Drenica përmes disa videove në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar të gjithë se meçi i zjarrtë është anuluar vetëm katër orë para se të niste.

Të gjitha detajet ishin kompletuar, përfshirë edhe matjen zyrtare, megjithatë serbi nuk është shfaqur fare në vendin ku ishte paraparë të zhvillohet meçi.

Jakovljevic përmes një postimi gjithashtu pretendoi se është sulmuar fizikisht nga katër persona dhe që policia e kanë dërguar në mbajtje, prandaj edhe përballja nuk do të zhvillohet.

Ndërkohë, Eduard Drenica shkroi se ky i fundit thjesht nuk guxoi të dilte në ring, duke gjetur edhe justifikime.

“Ti flet për politikë, unë për luftë. Ti flet për siguri, unë shfaqëm kur dhe ku të nevojitem. Ti flet për para, unë nënshkruaj që të hy në kafaz. Ti thua se je amator, por kërkon 15 mijë franga si kampion”.

“Ti thua se nuk je gati dhe prandaj nuk shfaqësh, por vetëm shkruan. Unë luftoj, pro ose amator. Në shkurt ose në prill. Jam gati, dëshmo që edhe ti je”.

“Ti thua se kemi nevojë për ty, por e vërteta është që të nevojitet ky meç për ta dëshmuar vetën. Në vend të kësaj, ti bën hap mbrapa. Ne nuk fluturojmë, qëndrojmë për toke, punojmë, stërvitemi dhe luftojmë. Edhe ti fluturove… por larg ringut”.

“Nëse një ditë dëshiron ta dëshmosh që je luftëtar, do të jem këtu. Deri atëherë, fjalët mbesin fjalë. Ringu kurrë nuk gënjen. Shihemi kur do që të kesh kurajon për t’u përballur me mua”, njoftoi ai./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.