KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Jemi në negociata”, Hoffenheim konfirmon bisedimet për shitjen e Fisnik Asllanit

“Jemi në negociata”, Hoffenheim konfirmon bisedimet për shitjen e Fisnik Asllanit

Fisnik Asllani është gjithnjë e më pranë largimit nga Hoffenheimi gjatë kësaj vere, pasi klubi gjerman ka konfirmuar se është në bisedime me disa skuadra të interesuara për sulmuesin e Kosovës.

Drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker, deklaroi për Kicker se negociatat janë duke vazhduar si me klube nga Bundesliga ashtu edhe me skuadra jashtë Gjermanisë.

“Situata është se ka bisedime me klube brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu nuk është sekret që Fisnik Asllani ka një klauzolë lirimi”, deklaroi Schicker.

Sipas raportimeve, klauzola e lirimit të 23-vjeçarit është pak më pak se 30 milionë euro. Në muajt e fundit, Borussia Dortmundi dhe Barcelona janë përmendur si dy nga klubet që kanë shfaqur interes për reprezentuesin e Kosovës.

Schicker shtoi se pret zhvillime konkrete para mbylljes së afatit kalimtar, duke lënë të kuptohet se largimi i Asllanit është një mundësi gjithnjë e më reale.

Sulmuesi i lindur në Berlin tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesliga, ku konfirmoi potencialin e tij si një nga talentet më premtues në repartin ofensiv.

Edhe pse ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2029, paraqitjet e tij kanë bërë që vlera në treg të rritet ndjeshëm, ndërsa ai tashmë është shndërruar në një nga emrat më të kërkuar të Bundesligës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.