KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Xhensila dhe Lila sjellin këngën e re “Premtimi”

Xhensila dhe Lila sjellin këngën e re “Premtimi”

Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e saj më të re, “Premtimi”, një projekt që e cilëson si një nga më të ndjerët që ka realizuar ndonjëherë.

Kënga vjen si një bashkëpunim me artisten greke Lila Trianti, duke sjellë një ndërthurje të dy kulturave muzikore.

Përmes një postimi në Instagram, Xhensila ka ndarë emocionet e saj për këtë projekt, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e tij.

Foto: YouTube

“Sot po publikoj një nga këngët më të ndjera që kam bërë ndonjëherë ‘Premtimin’”, ka shkruar ajo, duke shprehur mirënjohjen për artisten Lila Trianti, të cilën e ka cilësuar një bashkëpunëtore të jashtëzakonshme që i ka dhënë shpirt këngës.

Xhensila ka falënderuar gjithashtu producentin e saj për punën dhe përkushtimin në krijimin e tingullit të këngës si dhe ekipin vizual që qëndron pas klipit.

Foto: YouTube

“Premtimi” vjen me një atmosferë ritmike dhe verore, plot ngjyra e energji, duke sjellë një tjetër kapitull muzikor në karrierën e Xhensilës dhe një bashkëpunim që lidh skenën shqiptare me atë greke.

Tani është i publikuar në YouTube, ku besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.