Close Menu
    What's Hot

    Bayern Munich e “demolon” edhe Heidenheimin

    December 21, 2025

    Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni me mandarina del nga rruga

    December 21, 2025

    Alarm në trafik: 101 persona humbën jetën në aksidente rrugore që nga fillimi i vitit

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Bayern Munich e “demolon” edhe Heidenheimin
    • Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni me mandarina del nga rruga
    • Alarm në trafik: 101 persona humbën jetën në aksidente rrugore që nga fillimi i vitit
    • “100 për qind nuk mjafton”, Diego Simeone thotë se Atletico duhet të japë 120 për qind për ta kaluar Barcelonën dhe Real Madridin
    • “SHBA-të hoqën sanksionet kundër Dodikut, por paralajmërimi mbetet, Trump nuk do të lejojë manipulime”
    • Xhavit Haliti – Nr. 14 i PDK-së: Bashkë, për UÇK-në, për nder të dëshmorëve
    • Kurti: Kaçaniku i dëshmorëve e martirëve në përkrahje të 116
    • Hygerta hap zemren me Fjollën: E kam peng në jetë që s’kam bërë edhe një fëmijë
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, December 21
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Fsk

    Investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, jehonë në mediat serbe

    korrektpressBy korrektpressDecember 21, 2025 Fsk 3 Mins Read
    Investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, jehonë në mediat serbe
    Investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, jehonë në mediat serbe
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deklaratat dhe raportimet e fundit nga analistë serbë dhe media pro-regjim në Serbi e kanë kthyer në temë kryesore publike blerjen e sistemeve amerikane dhe investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, duke i paraqitur këto zhvillime përmes një narrative alarmuese dhe paniku.

    Shkaku kryesor i këtyre reagimeve lidhet me marrëveshjen e nënshkruar në muajin dhjetor ndërmjet Kosovës dhe kompanisë amerikane AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.

    Marrëveshja u bë publike më 17 dhjetor nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe u pasua menjëherë nga reagime të ashpra në mediat dhe diskursin publik serb.

    Edhe vetë analistë serbë të sigurisë kanë pranuar rëndësinë e kësaj blerjeje.

    Eksperti serb i sigurisë Goran Janiqeviq, duke folur në Televizionin Publik të Serbisë (RTS), theksoi se bëhet fjalë për një blerje me peshë të veçantë, duke deklaruar se “kjo është hera e parë që dikush, si subjekt juridik, blen këtë lloj sistemi”.

    Megjithatë, Janiqeviq e paraqiti modernizimin e pajisjeve ushtarake të Kosovës si kërcënim për Serbinë.

    “Prishtina po blen nga Amerika helikopterë Black Hawk dhe automjete të blinduara Humvee. Sipas paralajmërimeve, nga viti i ardhshëm do të ketë në dispozicion edhe të parat nga 246 raketa amerikane kundërtanke Javelin. Deri në fund të vitit 2026 planifikohet të përfundojë edhe fabrika e municionit në Gjakovë, si dhe objekti prodhues për dronë në Gjilan, dronët e parë të të cilit Albin Kurti i prezantoi muajin e kaluar”.

    “…Në katër vitet e fundit, autoritetet e Prishtinës kanë investuar 430 milionë euro në forcimin e njësive të tyre të armatosura. Qëllimi i tyre, siç ka deklaruar Kurti, është që në katër vitet e ardhshme të shpenzojnë dyfish më shumë –1 miliard euro,” tha Janiqeviq.

    Narrativa e panikut u amplifikua më tej nga portale dhe media serbe me orientim pro-qeveritar dhe pro-presidentit Aleksandar Vuçiq.

    Portali BLIC shkroi se “Prishtina po armatoset: blen sisteme amerikane të artilerisë që kombinojnë obuzin 105 mm me një automjet të lehtë ushtarak”, duke e paraqitur marrëveshjen si zhvillim kërcënues për sigurinë rajonale.

    Në të njëjtën linjë raportuan edhe mediat B92 dhe Telegraf RS, të njohura për afërsinë e tyre me pushtetin në Beograd, të cilat përdorën tone alarmiste në titujt e tyre: “Prishtina po armatoset! Po blen obuzë amerikanë Hawkeye: Çfarë janë ato dhe pse konsiderohen të rrezikshme?”

    Aktorët politikë dhe mediatikë në Serbi e kanë paraqitur si arsye për shqetësim edhe faktin se Qeveria e Kosovës, në vitet e fundit, ka rritur ndjeshëm buxhetin për sektorin e mbrojtjes.

    Për vitin aktual, buxheti i ndarë për këtë sektor arrin në 207.8 milionë euro, një shifër që në diskursin publik serb interpretohet si tregues i “militarizimit” të Kosovës.

    Këto raportime dhe deklarata janë një përpjekje e vazhdueshme për të ndërtuar një narrativë frike rreth forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, pavarësisht faktit se investimet në fjalë janë bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe në përputhje me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne dhe profesionale, të orientuar drejt standardeve euroatlantike.

    TË TJERA

    Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në San Francisko

    Tregu i makinave luksoze në SHBA po hyn në një fazë “zgjerimi të fuqishëm” – parashikon një studim

    Musliu: SHBA paralajmëron Serbinë, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar

    Senatori amerikan thotë se Hamasi dhe Hezbollahu po riarmatosen – akuzon grupin palestinez se po konsolidon pushtetin në Gaza

    “Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

    Nga kamionçinat te Tesla, automjetet më të dashura dhe përdorura në Amerikë sipas shtetit

    SHBA sekuestron tankerin e dytë të Venezuelës, reagon Maduro

    LEXO GJITHASHTU

    Bayern Munich e “demolon” edhe Heidenheimin

    December 21, 2025

    Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni me mandarina del nga rruga

    December 21, 2025

    Alarm në trafik: 101 persona humbën jetën në aksidente rrugore që nga fillimi i vitit

    December 21, 2025

    “100 për qind nuk mjafton”, Diego Simeone thotë se Atletico duhet të japë 120 për qind për ta kaluar Barcelonën dhe Real Madridin

    December 21, 2025
    TË TJERA

    “SHBA-të hoqën sanksionet kundër Dodikut, por paralajmërimi mbetet, Trump nuk do të lejojë manipulime”

    December 21, 2025

    Xhavit Haliti – Nr. 14 i PDK-së: Bashkë, për UÇK-në, për nder të dëshmorëve

    December 21, 2025

    Kurti: Kaçaniku i dëshmorëve e martirëve në përkrahje të 116

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.