Close Menu
    What's Hot

    Përfundoi çmontimi i radarit të vjetër në Aeroportin e Shkupit

    December 21, 2025

    Arb Manaj – Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës

    December 21, 2025

    KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Përfundoi çmontimi i radarit të vjetër në Aeroportin e Shkupit
    • Arb Manaj – Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës
    • KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë
    • Dominohet nga yjet e Dritës, FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”
    • Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”
    • Zekirija Ramadani shpallet trajneri i vitit, FC Drita fiton dy çmime
    • Aston Villa e fiton derbin ndaj Man Utd
    • Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në San Francisko
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, December 21
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Arsenal

    Arsenali do të shesë një nga yjet e tij kryesorë në janar?

    korrektpressBy korrektpressDecember 21, 2025 Arsenal 2 Mins Read
    Arsenali do të shesë një nga yjet e tij kryesorë në janar?
    Arsenali do të shesë një nga yjet e tij kryesorë në janar?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lajme tronditëse kanë përfshirë qarqet e futbollit anglez, me Arsenalin që, sipas raportimeve, është i gatshëm të shesë një nga lojtarët e tij kryesorë, Gabriel Martinellin, gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një nga transferimet më të bujshme të afatit të dimrit.

    Sipas mediave angleze, trajneri Mikel Arteta ka marrë vendim për të nxjerrë në shitje anësorin brazilian. Gazetari turk Sercan Hamzaoglu shkon edhe më tej, duke deklaruar se Martinelli tashmë i është ofruar gjigantit turk, Fenerbahce.

    “Arsenali vendosi ta shesë Gabriel Martinellin dhe ai iu ofrua Fenerbahces. Është një lojtar i shtrenjtë,” ka pohuar Hamzaoğlu, duke shtuar: “Nuk e di nëse Fenerbahçe do ta pranojë një transferim të tillë, por ai iu ofrua atyre”.

    Shkëlqim në Ligën e Kampionëve

    Ky lajm vjen si një surprizë e madhe, veçanërisht duke pasur parasysh formën e Martinellit në Ligën e Kampionëve. Edhe pse ai ka qenë titullar vetëm në pesë ndeshje të Ligës Premier këtë sezon, braziliani ka shënuar gol në pesë paraqitje radhazi në garën elitare evropiane, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Arsenalit që arrin një statistikë të tillë.

    Nëse skenari i shitjes bëhet realitet, pritet që shumë klube të mëdha evropiane – padyshim më të fuqishme financiarisht se Fenerbahçe – të hyjnë në garë për shërbimet e tij.

    Bayern Munich, që edhe më herët ka shfaqur interes për sulmuesin brazilian, përmendet tashmë si një nga klubet e interesuara.

    Një kthesë e papritur në raportin me Artetën?

    Situata duket edhe më e pazakontë duke qenë se Arteta e ka vlerësuar vazhdimisht Martinellin në deklaratat e tij publike, duke e cilësuar si një lojtar shumë të rëndësishëm për skemën e Arsenalit.

    Për këtë arsye, lindin pikëpyetje se çfarë mund të ketë ndodhur në marrëdhënien mes trajnerit dhe lojtarit për të çuar drejt një vendimi kaq drastik.

    Martinelli ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2027, ndërsa largimi i tij do të përbënte një goditje të madhe për tifozët, sidomos në një sezon ku “Topçinjtë” synojnë titullin në Angli dhe sukses në Evropë, objektiva që kërkojnë maksimumin e cilësisë në skuadër.

    Sipas “Transfermarkt”, vlera e kartonit të brazilianit aktualisht vlerësohet në 45 milionë euro. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Milani në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Dortmundit

    Real Madridi i bashkohet Barcelonës, interesohen për Wesleyn

    Barcelona i vendos yjet e Man Cityt dhe Interit si objektivat kryesorë të afatit kalimtar

    Arsenali triumfon në udhëtim ndaj Evertonit dhe rikthehet në krye të tabelës

    Rivali i Besiktasit shpreh interesim për Milot Rashicën – synojnë një lëvizje gjatë janarit

    Jo vetëm Fullkrug, Milanit i ofrohet mundësia ta transferojë edhe yllin e Arsenalit

    Bayern Munich ofron 50 milionë euro për transferimin e lojtarit kryesor të Man Utd

    LEXO GJITHASHTU

    Përfundoi çmontimi i radarit të vjetër në Aeroportin e Shkupit

    December 21, 2025

    Arb Manaj – Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës

    December 21, 2025

    KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë

    December 21, 2025

    Dominohet nga yjet e Dritës, FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”

    December 21, 2025
    TË TJERA

    Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

    December 21, 2025

    Zekirija Ramadani shpallet trajneri i vitit, FC Drita fiton dy çmime

    December 21, 2025

    Aston Villa e fiton derbin ndaj Man Utd

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.