KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Alarm në Ngushticën e Hormuzit, niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

Alarm në Ngushticën e Hormuzit, niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

Niveli i kërcënimit në Ngushticën e Hormuzit është shpallur “i rëndë” nga Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar.

Niveli i kërcënimit konsiderohet të jetë shkalla më e lartë e rrezikut nga UKMTO, e cila është organizata që shërben si lidhja kryesore midis ushtrisë dhe industrisë ndërkombëtare të transportit tregtar.

Pavarësisht pretendimeve nga Irani se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, UKMTO tha se një rrugë jugore mbetet e disponueshme dhe është zgjeruar për të akomoduar trafikun dypalësh.

Ndryshe, Irani nisi një valë sulmesh të mëdha, të njëkohshme me raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin Persik, duke synuar Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Kuvajtin, dhe duke marrë përsipër sulme të mëtejshme në Jordani dhe Oman, pas një raundi të ri sulmesh ajrore amerikane në Iran.

Shumë zhurma të forta tronditën Dohën në dy valë sulmesh iraniane, ndërsa mbrojtja ajrore e Katarit interceptoi disa raketa balistike iraniane mbi kryeqytet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.