KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Po betonizohet Prishtina”, Sveçla kritikon ndërhyrjet në sheshin “Xhorxh Bush”

“Po betonizohet Prishtina”, Sveçla kritikon ndërhyrjet në sheshin “Xhorxh Bush”

Gëzim Sveçla, shef i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka kritikuar zhvillimet urbane në kryeqytet, duke thënë se Prishtina ka nevojë për më shumë gjelbërim dhe më pak beton.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sveçla ka shkruar se në shumë qytete evropiane po ndërmerren hapa për zëvendësimin e hapësirave të betonizuara me zona të gjelbra.

“Në Evropë po hiqet betoni. Në Prishtinë po shtohet”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se këto ndryshime në qytetet evropiane bëhen për të ulur temperaturat gjatë verës, për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për ta bërë ambientin urban më të jetueshëm.

“Në shumë qytete evropiane, hapësirat e betonizuara po zëvendësohen me pemë, gjelbërim dhe hije. Përveç estetikës, kjo bëhet për të ulur temperaturat gjatë verës, për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për ta bërë qytetin më të jetueshëm”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar ndërhyrjeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Sveçla ka kritikuar projektet që, sipas tij, rrisin betonizimin e kryeqytetit.

“Prishtina nuk ka nevojë për më shumë beton. Ka nevojë për më shumë vizion”, u shpreh Sveçla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.