Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për uzurpim prone dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Moglicë të Gjakovës.
Sipas raportimit, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 09:10, kur ankuesi ka deklaruar se i dyshuari kishte hyrë me mjetin e tij të punës për të kryer punime në pronën e tij.
Gjatë kontrollit të kryer për arsye sigurie, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë së bashku me gjashtë fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
