Manuel Neuer po e përcakton një epokë që po i afrohet gradualisht fundit. Në kërkim të një pasuesi të mundshëm, FC Bayern ka analizuar disa opsione, përfshirë edhe një portier që aktualisht është nën kontratë me Borussia Dortmund.
Prej kohësh, Bayern është përgatitur për epokën pas portierit të jashtëzakonshëm Manuel Neuer (39). Alexander Nubel (29 vjeçar, aktualisht i huazuar te VfB Stuttgart), Daniel Peretz (25 vjeçar, aktualisht i huazuar te HSV) dhe Jonas Urbig (22) janë tre portierë që klubi ka sjellë vitet e fundit, të gjithë të synuar për të marrë rolin kryesor në portë.
Sipas raportimeve të Bild, portieri kosovar Diant Ramaj ka qenë për një kohë të shkurtër pjesë e listës së ngushtë të Bayern për transferime të mundshme.
Konkrektisht, portieri ishte objekt diskutimi në Mynih kur luante ende për gjigantin holandez Ajax Amsterdam. Megjithatë, një transferim u refuzua përfundimisht, pasi Ramaj konsiderohet si një lojtar me karakter të fortë dhe me prirje për kartonë të kuq.
Në vend të tij, kampionët gjermanë vendosën të sjellin Jonas Urbigun, dy vite më të ri, i cili sipas raportimeve është aktualisht kandidati kryesor për të pasuar Neuerin.
Ndërkohë, Ramaj u transferua te Borussia Dortmund pothuajse një vit më parë dhe po e kalon sezonin aktual si huazim te FC Heidenheim. /Telegrafi/