Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Daniel Serwer: Vuçiq duket se e ka ofenduar Trumpin

    January 3, 2026

    “Elijona, dhelpër dinake” – Sasa Hoda tregon si e pa lojën e banores në BBVK

    January 3, 2026

    A do të rikthehet Kylian Mbappe për Superkupë? Xabi Alonso jep detaje

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Daniel Serwer: Vuçiq duket se e ka ofenduar Trumpin
    • “Elijona, dhelpër dinake” – Sasa Hoda tregon si e pa lojën e banores në BBVK
    • A do të rikthehet Kylian Mbappe për Superkupë? Xabi Alonso jep detaje
    • MPB: Instalimi i kamerave për “Safe City” në Kumanovë, ende nuk është përfunduar plotësisht
    • E mori rrjedha e lumit, humb jetën një grua në Zall Bastar
    • Bia shpërthen ndaj Benitës: Ti je e vetmja që nuk lahesh
    • Tre skenarë të mundshëm për Venezuelën pas largimit të Maduros
    • Arsenali e fiton dramën e pesë golave ndaj Bournemouthit
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Elisa Spiropali nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Elisa Spiropali nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    korrektpressBy korrektpressDecember 21, 2025 Bashkimi evropian 2 Mins Read
    Elisa Spiropali nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
    Elisa Spiropali nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor.

    Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.

    Nesër në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

    Spiropali do të ketë gjithashtu edhe një darkë pune me Zëvendës Kryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe Ministrin e Integrimit në detyrë, Orhan Murtezani.

    Gjatë kësaj vizite ajo do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore.

    Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

    Ministrja do të takohet në Tetovë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

    Ajo do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me Kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.

    Spiropali do të takohet me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me deputetet nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe me përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

    Ministrja do të vlerësojë rolin vendimtar të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve euroatlantike, si dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i harmonisë shumëetnike dhe kohezionit social.

    Spiropali do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

    Vizita do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

    TË TJERA

    Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE

    Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut

    Pas sulmit që mori dhjetëra jetë, BE dhe Franca në ndihmë të Zvicrës

    Reagime nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas zjarrit në Zvicër

    Siljanovska Davkova: BE është qëllimi ynë, në vitin 2026 vijojnë reformat e duhura

    TikTok, AI dhe gjurmë ruse – si përpiqeshin video viralë të nxjerrin një vend anëtar jashtë BE-së

    Faktoje publikon 10 rrenat e vitit 2025 në Shqipëri

    LEXO GJITHASHTU

    Daniel Serwer: Vuçiq duket se e ka ofenduar Trumpin

    January 3, 2026

    “Elijona, dhelpër dinake” – Sasa Hoda tregon si e pa lojën e banores në BBVK

    January 3, 2026

    A do të rikthehet Kylian Mbappe për Superkupë? Xabi Alonso jep detaje

    January 3, 2026

    MPB: Instalimi i kamerave për “Safe City” në Kumanovë, ende nuk është përfunduar plotësisht

    January 3, 2026
    TË TJERA

    E mori rrjedha e lumit, humb jetën një grua në Zall Bastar

    January 3, 2026

    Bia shpërthen ndaj Benitës: Ti je e vetmja që nuk lahesh

    January 3, 2026

    Tre skenarë të mundshëm për Venezuelën pas largimit të Maduros

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.