KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kuba mbetet pa energji elektrike, mungesa e ilaçeve e rëndon edhe më shumë situatën e qytetarëve

Kuba mbetet pa energji elektrike, mungesa e ilaçeve e rëndon edhe më shumë situatën e qytetarëve

Kuba ka raportuar të premten një tjetër ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë ishullin, e dyta brenda më pak se një jave. Defekti i ri shkaktoi kolaps të rrjetit kombëtar elektrik.

Kompania shtetërore energjetike Union Electrica de Cuba njoftoi se ndërprerja filloi në orët e pasdites, por autoritetet nuk dhanë shpjegim të menjëhershëm për shkakun e rënies së sistemit. Ky ishte ndërprerja e katërt e plotë e energjisë në vend që nga fillimi i vitit.

Ndërprerjet e energjisë në Kubë janë bërë të shpeshta për shkak të infrastrukturës së vjetërsuar elektrike, një pjesë e madhe e së cilës daton nga periudha e Luftës së Ftohtë. Kriza është përkeqësuar nga mungesa e karburanteve, pasi vendi varet shumë nga importet e naftës, shkruan aljazeera.

Sipas raportimeve, situata është rënduar edhe nga masat e reja amerikane ndaj Havanës. Administrata amerikane ka shtuar presionin ndaj qeverisë kubaneze, ndërsa mungesa e karburantit ka ndikuar në transport, shërbime publike dhe sistemin shëndetësor.

Kriza energjetike ka sjellë pasoja të rënda për qytetarët, të cilët përballen jo vetëm me mungesë të energjisë elektrike, por edhe me mungesë të ilaçeve dhe pajisjeve bazë mjekësore. Ekspertët për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se mungesat po prekin veçanërisht shtresat më të rrezikuara të shoqërisë.

Qeveria kubaneze fajëson pjesërisht sanksionet amerikane për krizën, ndërsa Uashingtoni akuzon autoritetet e Havanës për keqmenaxhim të sistemit energjetik. Kuba ka nisur gjithashtu përpjekje për të kaluar gradualisht drejt energjisë diellore dhe burimeve të tjera të rinovueshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.