KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“E pabesueshme”, kunata e Taylor Swift Kylie, rrëfen përshtypjen e saj për dasmën madhështore të këngëtares me Travis Kelce

“E pabesueshme”, kunata e Taylor Swift Kylie, rrëfen përshtypjen e saj për dasmën madhështore të këngëtares me Travis Kelce

Kylie Kelce, kunata e re e Taylor Swift, ka ndarë reagimin e saj pas dasmës spektakolare të këngëtares me yllin e NFL-së, Travis Kelce, e cila u zhvillua në Madison Square Garden në New York.

34-vjeçarja, e martuar me vëllain e Travis Kelce, Jason Kelce, e përshkroi ceremoninë luksoze me një fjalë të vetme: “e pabesueshme”.

Ajo foli për eventin gjatë një daljeje publike, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, ish-lojtarit të NFL-së, shkruan DailyMail.

Edhe Jason Kelce ndau përshtypjet e tij për dasmën, duke e cilësuar atë si një përvojë “të mrekullueshme” dhe një moment plot argëtim.

Ish-ylli i Philadelphia Eagles u shpreh me humor edhe për festimet, duke pranuar se kishte konsumuar më shumë se 15 birra gjatë mbrëmjes.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u martuan më 3 korrik në një ceremoni që thuhet se kishte rreth 1000 të ftuar dhe një kosto prej afro 50 milionë dollarësh (rreth 44 milionë euro).

Eventi u shoqërua me shumë detaje luksoze, përfshirë dhurata të shtrenjta për disa të ftuar dhe një organizim madhështor që tërhoqi vëmendjen e fansave në mbarë botën.

Marrëdhënia mes familjes Kelce dhe Taylor Swift është forcuar gjatë viteve të fundit, ndërsa Kylie Kelce dhe këngëtarja janë parë shpesh bashkë në ndeshjet e Travis dhe në evente familjare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.