KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Amanda Bynes surprizon me blerjen e një Range Rover-i luksoz prej rreth 140 mijë euro

Amanda Bynes surprizon me blerjen e një Range Rover-i luksoz prej rreth 140 mijë euro

Amanda Bynes ka bërë një blerje luksoze, duke zëvendësuar makinën e saj të vjetër me një Range Rover HSE të ri të vitit 2026, me vlerë rreth 160 mijë dollarë (rreth 140 mijë euro).

Sipas medieve amerikane, ish-aktorja 40-vjeçare u pa në një autosallon në Los Angeles, ku dorëzoi Volkswagen Tiguan-in e saj, me vlerë rreth 45 mijë dollarë (afërsisht 39 mijë euro), si pjesë e marrëveshjes për automjetin e ri luksoz.

Pas përfundimit të procedurave, ajo u largua duke drejtuar Range Rover-in e zi.

Amanda u shfaq e veshur thjesht, me pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë, ndërsa në sy ra edhe transformimi i saj fizik pas humbjes së rreth 24 kilogramëve, shkruan DailyMail.

Së fundmi ajo ka folur hapur për ndryshimet në stilin e jetesës dhe për fokusin tek shëndeti.

Blerja e makinës konsiderohet e pazakontë për aktoren, e cila vitet e fundit është përshkruar si mjaft e kujdesshme me shpenzimet dhe preferon të bëjë blerje në dyqane me çmime të ulëta.

Amanda ka një pasuri të vlerësuar rreth 6 milionë dollarë (rreth 5.25 milionë euro), ndërsa në kulmin e karrierës së saj fitonte deri në 3 milionë dollarë (rreth 2.6 milionë euro) në vit.

Pas largimit nga industria e argëtimit dhe përfundimit të kujdestarisë ligjore në vitin 2022, Bynes është përqendruar te mirëqenia personale dhe projektet e saj.

Në prill ajo publikoi edhe këngën “Girlfriend”, duke shënuar rikthimin e saj në muzikë pas shumë vitesh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.