KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Elijona shijon pushimet me Klodin, ndan momente romantike

Elijona shijon pushimet me Klodin, ndan momente romantike

Elijona ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografish nga pushimet verore, ku shfaqet duke shijuar ditët pranë detit dhe duke reflektuar atmosferën relaksuese të sezonit.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo pozon me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj dhe formën e mirë fizike.

E kuruar në çdo detaj, Elijona duket në super formë, ndërsa sfondi me palmë, det dhe perëndim dielli i jep fotografive një atmosferë tropikale.

Elijona Binakaj/Instagram

Mes imazheve bie në sy edhe një selfie në det, ku ajo shfaqet pranë Klodit. Dyshja pozon e buzëqeshur, duke ndarë një moment të ëmbël gjatë pushimeve.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Elijona dhe Klodi zbuluan publikisht se janë në një lidhje, duke konfirmuar lajmin që prej kohësh përflitej.

Që prej asaj kohe, ata kanë ndarë herë pas here momente së bashku, ndërsa fotografitë e fundit tregojnë se po shijojnë në maksimum pushimet verore. /Telegrafi/

Elijona Binakaj/Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.