KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Në Beograd rrahet shkrimtari për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës

Në Beograd rrahet shkrimtari për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës

Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviq është sulmuar sot në Beograd nga një grup prej më shumë se 20 personash, teksa po bëheshin përgatitjet për organizimin e një ceremonie përkujtimore kushtuar viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Si pasojë e incidentit, organizatorët e anuluan aktivitetin.

Arsenijeviq u sulmua pranë Urës së Brankos, pak para fillimit të ceremonisë së planifikuar.

“Kur erdha këtu këtë mëngjes, hasa në një grup prej 20 deri në 30 personash që më goditën, më kërcënuan me fjalor tashmë të njohur dhe mbuluan të gjithë hapësirën me mesazhet e tyre”, deklaroi ai.

Pavarësisht anulimit të ngjarjes, Arsenijeviq tha se sulmi nuk do ta ndalojë punën dhe aktivizmin e tyre në të ardhmen.

Para incidentit, në orët e para të mëngjesit, koalicioni “Ljudi pamte ljude” (“Njerëzit kujtojnë njerëzit”) kishte vendosur në të njëjtin vend një instalacion të madh në formën e Lules së Srebrenicës, pranë të cilit ishte vendosur mbishkrimi: “Srebrenica 8.372 – Njerëzit kujtojnë njerëzit.”

Organizatorët deklaruan se me këtë veprim simbolik u bënë thirrje institucioneve të Serbisë që 11 korrikun ta përfshijnë në kalendarin zyrtar të datave përkujtimore, duke kontribuar në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme përmes kulturës së kujtesës të bazuar në fakte. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.