Kylian Mbappe ka folur me vendosmëri në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke theksuar se te Kombëtarja e Francës nuk ka vend për vetëkënaqësi dhe se objektivi i vetëm është fitimi i trofeut.
Sulmuesi francez u pyet nëse skuadra mund të ndihet më e qetë pasi ka arritur në mesin e katër kombëtareve më të mira të turneut, por ai e bëri të qartë se presioni mbetet maksimal.
“Mund të relaksohesh vetëm në një rast, kur fiton Kupën e Botës. Kur luan për Francën, nëse nuk fiton, kritikohesh shumë. Kemi një grup të bashkuar që udhëhiqet nga një objektiv i vetëm: Fitorja”.
Mbappe theksoi se kualifikimi në gjysmëfinale nuk garanton asgjë dhe se sfidat më të vështira janë ende përpara.
“Jemi në gjysmëfinale, por rruga është ende e gjatë dhe ndeshjet më të vështira na presin”.
Franca do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës më 14 korrik, në një duel që pritet të vendosë finalistin e parë të turneut./Telegrafi/
