KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nga lindja në punësim, Abdixhiku prezanton “Kontratën e Jetës me Shtetin”

Nga lindja në punësim, Abdixhiku prezanton “Kontratën e Jetës me Shtetin”

Kryetari i LDK-së, njëherit edhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur vizionin e tij politik të quajtur “Kontrata e Jetës me Shtetin”, duke theksuar rolin aktiv të shtetit ndaj qytetarëve që nga dita e parë e jetës.

“Çdo shoqëri serioze fillon me një pyetje të thjeshtë: çfarë i detyrohet shteti qytetarit të vet? Jo në fund të jetës, jo vetëm në krizë, por që nga dita e parë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK beson në një shtet që është i pranishëm në çdo etapë të jetës së qytetarit.

“Ne besojmë se shteti duhet të jetë i pranishëm në çdo hap të jetës së qytetarit; jo si bamirës, por si partner”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, programi parasheh mbështetje financiare prej 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit, çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor, mësim tërëditor me shujta të ngrohta në shkolla, si dhe kushte të barabarta për të gjithë nxënësit.

Ai ka përmendur edhe fokusin në teknologji dhe përgatitje për tregun e punës.

“Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen, si dhe trajnim për 40 mijë të rinj me punësim të garantuar pas diplomimit”, ka shtuar Abdixhiku.

Në fund, kandidati për kryeministër nga LDK ka theksuar se partia e tij është e gatshme për qeverisje.

“LDK ka plan. Ka ekip. Ka vullnet. 123 është zgjedhja”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.