KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Robbie Williams ngjitet në skenë me vajzën e tij 13-vjeçare, gjatë koncertit në Luksemburg

Robbie Williams ngjitet në skenë me vajzën e tij 13-vjeçare, gjatë koncertit në Luksemburg

Robbie Williams u dhuroi fansave një nga momentet më prekëse të turneut të tij “Britpop”, kur ftoi në skenë vajzën e tij 13-vjeçare, Teddy, gjatë koncertit të mbajtur në Luksemburg.

Këngëtari britanik po performonte hitin e tij të njohur “Angels”, kur Theodora, e njohur si Teddy, iu bashkua në skenë mes duartrokitjeve të publikut.

Në videon e publikuar në TikTok, Teddy përshëndet spektatorët përpara se të përqafojë të atin dhe t’i thotë me emocion: “Të dua”, duke krijuar një nga momentet më të komentueshme të koncertit, shkruan DailyMail.

Robbie, i cili është në turne në Evropë përpara se të vazhdojë koncertet në Australi dhe Zelandën e Re, ka katër fëmijë me bashkëshorten Ayda Field.

Çifti është përpjekur gjithmonë ta mbajë jetën familjare larg vëmendjes mediatike, ndaj paraqitjet publike të fëmijëve të tyre janë të rralla.

Momenti vjen vetëm pak muaj pasi artisti zbuloi se Teddy mund të ndjekë gjurmët e tij në muzikë.

Në një intervistë, ai e përshkroi vajzën si “shumë të talentuar”, duke treguar se ajo ka një zë të mrekullueshëm dhe shkruan këngë me lehtësi.

Megjithatë, Williams theksoi se dëshiron që ajo ta nisë karrierën vetëm kur të ndihet plotësisht gati, në mënyrë që të mos përballet me presion të panevojshëm.

Edhe pse Teddy ka bërë tashmë debutimin e saj si aktore, duket se muzika mund të jetë hapi i saj i radhës, ndërsa mbështetja e babait të famshëm nuk mungon.

Momenti i ndarë në skenë në Luksemburg u prit me entuziazëm nga publiku dhe u kthye shpejt në një nga pamjet më të shpërndara të turneut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.