KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Marrëveshja e Erdoganit me Trump – Turqia shet sistemin rus S-400 dhe hap rrugën për aeroplanët F-35

Marrëveshja e Erdoganit me Trump – Turqia shet sistemin rus S-400 dhe hap rrugën për aeroplanët F-35

Turqia është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, sipas së cilës sistemi rus i mbrojtjes ajrore S-400 do t’i shitet një shteti të Gjirit, duke i hapur kështu rrugën rikthimit të Ankarasë në programin e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-35.

Sipas gazetës turke Hurriyet, Ankaraja mund ta njoftojë këtë vendim që sot. Ky veprim do të ishte pjesë e përpjekjeve për t’i bindur Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet e vendosura ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit rus S-400 në vitin 2019.

Blerja e S-400 çoi në përjashtimin e Turqisë nga programi F-35 dhe në vendosjen e sanksioneve amerikane në vitin 2020, pasi Uashingtoni vlerësoi se sistemi rus përbënte rrezik për sigurinë e teknologjisë së aeroplanëve F-35.

– YouTube www.youtube.com

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur gatishmëri për të hequr sanksionet dhe për të shqyrtuar rikthimin e Turqisë në programin F-35 pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por ligji amerikan ende ndalon shitjen e këtyre aeroplanëve për aq kohë sa Ankaraja zotëron sistemin S-400.

Prandaj, transferimi i sistemit në një vend të tretë shihet si zgjidhja më e mundshme, shkruan reuters.

Nga ana tjetër, Kremlini konfirmoi se është në kontakt me autoritetet turke për çështjen e S-400. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e cilësoi këtë si një çështje “jashtëzakonisht të ndjeshme”, duke theksuar se do të vazhdojë dialogu mes Moskës dhe Ankarasë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.