KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Raçë të Gjakovës, arrestohet një person

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Raçë të Gjakovës, arrestohet një person

Sot, përmes linjës telefonike, Policia ka pranuar informacion për një rast kanosjeje dhe të shtënash me armë zjarri në fshatin Raçë, Gjakovë.

Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë, dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm.

“I dyshuari (mashkull i moshës madhore) është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë thotë se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.