KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjiganti turk bën ofertë zyrtare pvr Romelu Lukakun

Gjiganti turk bën ofertë zyrtare pvr Romelu Lukakun

Besiktas ka nisur të lëvizë seriozisht për transferimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës turke Fanatik, gjiganti nga Stambolli ka përshpejtuar bisedimet me Napolin për të siguruar shërbimet e qendërsulmuesit 33-vjeçar, i cili është identifikuar si një nga objektivat kryesorë të klubit.

Besiktas, i drejtuar nga ish-trajneri i Bolonjës, Vincenzo Italiano, po kërkon një sulmues me përvojë për repartin ofensiv dhe Lukaku shihet si zgjidhja ideale për këtë rol.

Belgu është i hapur për një largim nga Napoli, pasi kontrata e tij me klubin italian skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo mund të ndikojë në vendimin e kampionëve italianë për ta shitur gjatë kësaj vere.

telegrafi.com

Sipas raportimeve, Besiktas ka bërë një ofertë fillestare prej 5 milionë eurosh, ndërsa Napoli kërkon rreth 10 milionë euro për të liruar sulmuesin me përvojë.

Lukaku ka qenë i rëndësishëm për Belgjikën në Kupën e Botës 2026, ku ka luajtur rolin e një super-zëvendësuesi, duke realizuar tre gola dhe duke dhënë një asistim në pesë ndeshje.

Sulmuesi belg do të ketë mundësinë të vazhdojë aventurën e tij në Botëror, pasi Belgjika do të përballet me Spanjën në çerekfinale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.