KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lumbardh Dellova prezantohet te Amedspor, mbrojtësi kosovar firmos për tri vite

Lumbardh Dellova prezantohet te Amedspor, mbrojtësi kosovar firmos për tri vite

Lumbardh Dellova ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi është zyrtarizuar si futbollist i ri i Amedsporit.

Klubi turk ka aktivizuar klauzolën e lirimit të mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, duke i paguar 950 mijë euro CSKA Sofias për kartonin e 27-vjeçarit. Me këtë marrëveshje, Dellova largohet nga futbolli bullgar pas paraqitjeve të mira me skuadrën nga kryeqyteti.

Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Amedsporin dhe do të jetë pjesë e projektit të klubit për sezonin 2026/27, ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin defensiv.

Te Amedspori Dellova do të ketë trajner legjendën shqiptare Besnik Hasi, derisa si bashkëlojtarë do të jetë me Ermal Krasniqin dhe Florent Hasanin.

Njoftimi i plotë i Amedsporit:

“Klubi ynë ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, i cili së fundmi luajti për CSKA Sofia, si pjesë e planifikimit të skuadrës sonë për sezonin 2026-2027.

27-vjeçari Lumbardh Dellova, i cili mund të luajë si mbrojtës qendror, mbrojtës i djathtë dhe mbrojtës i majtë, do të japë kontribute të rëndësishme në ekipin tonë me stilin e tij të gjithanshëm të lojës”.

“Ne e mirëpresim Lumbardh Dellovën në klubin tonë dhe i urojmë një karrierë të suksesshme me fanellën tonë jeshile dhe të kuqe”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.