Close Menu
    What's Hot

    Ismaili: Programi i Bedri Hamzës e trajton problemin kryesor të qytetarëve, do t’i ulim çmimet me masa konkrete

    December 21, 2025

    Serbi e anulon meçin: Eduard “Drenica” zbulon prapaskenat se pse s’u zhvillua përballja me Jakovljevic

    December 21, 2025

    “U bë boll”, e revoltuar Jonida regon sërish për çështjen e Toneyt

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Ismaili: Programi i Bedri Hamzës e trajton problemin kryesor të qytetarëve, do t’i ulim çmimet me masa konkrete
    • Serbi e anulon meçin: Eduard “Drenica” zbulon prapaskenat se pse s’u zhvillua përballja me Jakovljevic
    • “U bë boll”, e revoltuar Jonida regon sërish për çështjen e Toneyt
    • Tentoi të arratisej nga policia, 20-vjeçari shqiptar plagoset në Itali
    • Gripi në Maqedoni, ende nuk e ka arritur pikun
    • “Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet
    • Cristiano Ronaldo reagon pasi Kylian Mbappe ia barazoi rekordin e famshëm te Real Madridi
    • Gabimi që e bëjnë thuajse të gjithë: Sa kohë lejohet të qëndrojë mishi i tharë në frigorifer?
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, December 21
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Banorët

    ​“Lufta” për të drejtën e rrugës, protestojnë banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë

    korrektpressBy korrektpressDecember 21, 2025 Banorët 3 Mins Read
    ​“Lufta” për të drejtën e rrugës, protestojnë banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë
    ​“Lufta” për të drejtën e rrugës, protestojnë banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë në rrugën “Dul Dragusha”, kanë protestuar sot në shenjë pakënaqësie për një rrethrrotullim që ishte i planifikuar nga Ministria e Infrastrukturës në detyrë, për të cilin u tha se nuk do të realizohet.

    Sipas banorëve të fshatit, ky rrethrrotullim është larguar për 300 metra, pasi kanë ndikuar disa individë të partisë në pushtet që të realizohet për dy lagje të tjera.

    Ata janë ankuar se me mosrealizimin e këtij rrethrrotullimi, banorët dhe prindërit, për t’i dërguar nxënësit në shkolla, duhet të vazhdojnë edhe 48 kilometra tutje për t’u kthyer.

    Kryetari i bashkësisë lokale, Osman Dragusha, tha se ky projekt ishte buxhetuar nga Ministria e Infrastrukturës në detyrë dhe është anuluar për interesa grupore.

    Dragusha tha se përveç kësaj ankese, kanë kundërshtuar edhe projektin që ka filluar të realizohet mbi varreza disa vjeçare.

    “Kjo pakënaqësi e jona nuk është e para. Kemi pasur edhe më herët konsultime me ministrin. Të projektohet, buxhetohet një projekt dhe të anulohet për shkak të interesit të disa personave, nuk kam koment. Kjo pjesë e rrugës është rrugë që gravitojnë 200 familje. Rrethi, sipas prononcimeve të tyre, synimin e ka pasur të shtyhet 300 metra. Sipas të gjitha argumenteve që kemi, ka ndikim të subjektit të tij, kanë bërë presion që ky projekt këtu të mos realizohet, por për dy lagje Besi-Rimunishtë, që nuk janë as 10 për qind e banorëve që gravitojnë në atë pjesë. Nëse mbyllet kjo pikë këtu, duhet bërë një distancë 40 kilometra deri në Lupq. Para dy javësh kemi pasur edhe një kundërshtim, sepse projekti ka filluar të realizohet përtej shkollës, mbi varreza qindra vjeçare që i përkasin lagjes së parë”, tha Dragusha.

    Ai u shpreh se përgjegjësia për dy ankesat e banorëve do të mbetet mbi ministrin e Infrastrukturës në detyrë, Hysen Durmishi.

    Dragusha tha se nëse është nevoja, do të dorëzojnë edhe padi ndaj ministrisë.

    “Komplet përgjegjësia bie mbi Hysen Durmishin, sepse po tregohet i papërgjegjshëm. Këta qytetarë nuk do të heshtin, do të shkojmë deri në fund, nëse është nevoja, të bëjmë edhe padi, sepse po shkel mbi projektet që i ka bërë vetë. Është e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha ai.

    Ndërsa organizatori i protestës, Nuhi Dragusha, ka shtuar se do të protestojnë deri në momentin që t’u plotësohen të drejtat banorëve të fshatrave përreth.

    Ai paralajmëroi protesta edhe para objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.

    “Kemi marrë vesh pasi që kanë dalë bagerët në vendin e ngjarjes, ku është kthesa për Besi dhe Rimunishtë. Këtu është kthesa për Barilevë dhe Drenoc që lidhet. Në këtë rrethrrotullim lidhen vetëm dy fshatra dhe e kanë bërë vetëm për Besinë. Kjo pjesë këtu është mbi varreza, gjë që nuk e lejojmë. Këto gjëra nuk i lejojmë, sepse janë vetëm për dy fshatra. Ne do të protestojmë pa ndalur derisa të shohim si do të rrjedhin gjërat. Ne nuk jemi kundër asnjë rrethi në asnjë vend, por kundër cenimit të varrezave. Protestat do të vazhdojnë edhe para ministrisë dhe këtu. Kjo është e bërë nga ministria dhe jemi në gjendje të bëjmë gjithçka që të realizohen të drejtat tona”, tha ai.

    Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe njësitë e Policisë së Kosovës. /KP/

    TË TJERA

    “Shqipëria bëhet” protestë para Kryeministrisë, përplasje me policinë

    LEXO GJITHASHTU

    Ismaili: Programi i Bedri Hamzës e trajton problemin kryesor të qytetarëve, do t’i ulim çmimet me masa konkrete

    December 21, 2025

    Serbi e anulon meçin: Eduard “Drenica” zbulon prapaskenat se pse s’u zhvillua përballja me Jakovljevic

    December 21, 2025

    “U bë boll”, e revoltuar Jonida regon sërish për çështjen e Toneyt

    December 21, 2025

    Tentoi të arratisej nga policia, 20-vjeçari shqiptar plagoset në Itali

    December 21, 2025
    TË TJERA

    Gripi në Maqedoni, ende nuk e ka arritur pikun

    December 21, 2025

    “Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

    December 21, 2025

    Cristiano Ronaldo reagon pasi Kylian Mbappe ia barazoi rekordin e famshëm te Real Madridi

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.