KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndalohet për kontroll një veturë Lamborghini në Ferizaj, sekuestrohet një armë

Ndalohet për kontroll një veturë Lamborghini në Ferizaj, sekuestrohet një armë

Të enjten rreth orës 19:20, njësia e patrullës e stacionit policor në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli”, ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini.

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë kontrollit, te pasagjeri, V. S., ( 32 vjeç) kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një armë zjarri, pistoletë me tetë fishekë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.