KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LDK del me pesë pika pas mbledhjes së kryesisë, konfirmon mbështetjen për Abdixhikun

LDK del me pesë pika pas mbledhjes së kryesisë, konfirmon mbështetjen për Abdixhikun

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë me pesë përfundime pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore, ku janë diskutuar rezultati i fundit zgjedhor, zhvillimet brenda partisë dhe situata politike në vend.

Në komunikatën e publikuar pas takimit, LDK ka vlerësuar angazhimin e strukturave, kandidatëve, aktivistëve dhe anëtarësisë gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se rritja e shënuar në zgjedhje përbën një rezultat pozitiv, por jo të mjaftueshëm për synimet politike të partisë.

“Kryesia Qendrore vlerëson se rezultati zgjedhor, ndonëse shënon rritje të LDK-së, nuk përmbush synimet dhe pritjet tona politike”, thuhet në komunikatë.

Sipas partisë, përgjegjësia për adresimin e mangësive dhe shndërrimin e kësaj rritjeje në mbështetje më të madhe qytetare i takon të gjitha niveleve drejtuese dhe organizative të LDK-së.

Kryesia e LDK-së ka shprehur mbështetje për kryetarin Lumir Abdixhiku në ushtrimin e mandatit të tij për udhëheqjen e proceseve politike dhe organizative, si dhe në procesin e formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës përmes diskutimeve me partitë e tjera parlamentare.

Në komunikatë është theksuar gjithashtu se zgjedhjet e brendshme të partisë do të mbahen në afatin e rregullt, duke kundërshtuar çdo përpjekje për trajtimin e çështjeve jashtë mekanizmave të përcaktuar me statut.

“LDK i ka institucionet, Statutin dhe mekanizmat e saj demokratikë. Çdo çështje duhet të trajtohet në respekt të plotë të institucioneve partiake dhe të vullnetit të lirë të anëtarësisë”, ka deklaruar Kryesia.

Në fund, LDK u ka bërë thirrje anëtarëve dhe strukturave të saj që angazhimin ta përqendrojnë në forcimin e partisë dhe rritjen e besimit qytetar, duke theksuar se vendit i duhet një LDK “e bashkuar, e qëndrueshme dhe e përqendruar në ofrimin e alternativës së saj politike”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.