KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zbulohet oferta e Barcelonës për Adeyemin, por ka një pengesë të madhe

Zbulohet oferta e Barcelonës për Adeyemin, por ka një pengesë të madhe

Gazetari Luca Bendoni ka zbuluar detaje të reja rreth ofertës së Barcelonës për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, duke hedhur poshtë raportimet e mëparshme për shifrën e transferimit.

Sipas tij, klubi katalunas ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë eurosh si shumë fikse, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh të lidhura me performancën.

Megjithatë, kjo ofertë mbetet larg kërkesës së Borussia Dortmundit, e cila vazhdon të insistojë në një shumë prej 40 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit gjerman.

Barcelona raportohet se ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me 24-vjeçarin, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare nëse klubet bien dakord për shumën e transferimit.

Drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët me Dortmundin, me synimin që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi nuk është më në pozitën më të favorshme për të kërkuar një shumë shumë të lartë, pasi kontrata e Adeyemit skadon verën e ardhshme, ndërsa forma e tij gjatë sezonit të kaluar nuk ishte në nivelin e pritur./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.