KRU “Prishtina” ka njoftuar se është zbuluar një rast i keqpërdorimit të ujit të pijshëm ne fshatin Bërnicë.
Sipas njoftimit, rasti është zbuluar nga inspektorët e kompanisë, ndërsa analizat laboratorike konfirmuan se uji i përdorur për ujitje vinte nga rrjeti i ujësjellësit.
“Banorë të zonës kanë shprehur ankesa për mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa keqpërdorimi i tij për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e rregullt të konsumatorëve, pa ujë në çezma, por bahçet mbeten të gjelbra”, thuhrt në njoftimin e KRU Prishtina.
“Dhjetëra ari me pemë ujiteshin me ujë të pijshëm të vjedhur nga rrjeti i ujësjellësit. Falë punës së inspektorëve tanë, rasti u zbulua, ndërsa analizat laboratorike të KRU “Prishtina” e vërtetuan se bëhej fjalë për ujë nga rrjeti publik”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
