Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka intensifikuar garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, në kuadër të planit me fokus të trotinetëve elektrik.
Sipas njoftimi, zyrtarët policorë kanë zhvilluar aktivitete duke informuar personat që qarkullonin me trotinetë elektrike dhe biçikleta në sheshe se qarkullimi i tyre është i ndaluar me sinjalizim rrugor.
Megjithatë, për kundërvajtësit janë ndërmarr masa me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.
“Ndaj shtatë drejtuesve të trotineteve elektrike janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh. Po ashtu, trotinetët elektrike u janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet dhe aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masa me ligj. /Telegrafi/
