KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Sekuestrohen shtatë trotinetë elektrikë në Prishtinë, drejtuesve u shqiptohen gjoba në vlerë prej 150 eurosh

Sekuestrohen shtatë trotinetë elektrikë në Prishtinë, drejtuesve u shqiptohen gjoba në vlerë prej 150 eurosh

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, është duke zbatuar plan veprimin me fokus te trotinetet elektrik.

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke informuar personat që qarkullonin me trotinete elektrike dhe biçikleta në sheshe se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar me sinjalizim rrugor.

Ndërsa, siç thuhet në njoftim për kundërvajtësit që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore, janë ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Ndaj shtatë drejtuesve të trotineteve elektrike janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh. Po ashtu, trotinetet elektrike u janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Nga Policia thonë se kontrollet dhe aktivitetet vetëdijësuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masat e parapara me ligj. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.