KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve

Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 9 korrik 2026.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është caktuar 1.44 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.37 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit mbetet 0.61 euro për litër.

Krahasuar me çmimet e një dite më parë, si dizeli ashtu edhe benzina janë shtrenjtuar për 1 cent për litër, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë.

MINTI ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.