KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E sulmon me kondak të pistoletës në kokë, i dyshuari arratiset në Pejë

E sulmon me kondak të pistoletës në kokë, i dyshuari arratiset në Pejë

Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari tjetër i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:50 në rrugën “Medlin Olbrajt”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Medlin Olbrajt, Pejë 08.07.2026 – 11:50. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.