KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor Rahovec – Drenoc

Ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor Rahovec – Drenoc

Drejtori i Shërbimeve Publike Përparim Krasniqi, ka njoftuar se do të ndalohet përkohësisht qarkullimi në segmentin rrugor Rahovec dhe Drenoc.

“Ekipet janë duke punuar në këtë pjesë të rrugës, nga ora 8:00 e mëngjesit do të filloj shtrimi i emulsionit, të fazës përgatitore për asfaltimin e rrugës”, thuhet në postimin e bërë nga Krasniqi në Facebook.

Thirrje iu bëhet qytetareve që të mos kalojnë në këtë rrugë, pasi qarkullimi i automjeteve mund të dëmtojë punimet dhe të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

“Përdorni rrugët alternative për lëvizjen tuaj deri në përfundimin e punimeve. Ju lutemi respektoni sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.