KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Transferimi i ‘Modricit të ri’ do t’i kushtojë Real Madridit vetëm 60 milionë euro

Transferimi i ‘Modricit të ri’ do t’i kushtojë Real Madridit vetëm 60 milionë euro

Mesfushori kroat Petar Sucic është shndërruar në një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar pas paraqitjeve mbresëlënëse me Kroacinë në Kupën e Botës 2026.

Futbollisti i Interit, i transferuar pak më shumë se një vit më parë nga Dinamo Zagreb, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Sipas raportimeve, Real Madrid është skuadra që po shfaq interesimin më konkret për mesfushorin 22-vjeçar.

Etiketa e “pasardhësit të Luka Modric” nuk ka ardhur rastësisht, megjithëse krahasimet me legjendën kroate vazhdojnë të trajtohen me kujdes. Sucic ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e tij në treg vlerësohet aktualisht mes 50 dhe 60 milionë eurove.

Rritja e tij ka qenë e shpejtë, por aspak e rastësishme. Interi investoi rreth 14-15 milionë euro, përfshirë bonuset, për ta transferuar nga Dinamo Zagrebi, duke fituar garën me disa klube të tjera që e kishin ndjekur prej kohësh.

Edhe pse sezoni i tij i parë në “San Siro” ishte parashikuar si një periudhë përshtatjeje, Sucic arriti të fitojë shpejt besimin e stafit teknik dhe të siguronte minuta të rëndësishëm në një skuadër me konkurrencë të lartë.

Ai e mbylli sezonin me 50 paraqitje zyrtare, katër gola dhe katër asistime, statistika mbresëlënëse për një mesfushor në sezonin e tij të parë me zikaltërit.

Interi nuk ka asnjë nxitim për ta shitur lojtarin. Me një pagë prej rreth 1.5 milionë euro neto në sezon, klubi italian është në një pozicion të favorshëm për të refuzuar ofertat, ndërsa trajneri Cristian Chivu e konsideron Sucicin një element kyç në procesin e rinovimit të mesfushës së ‘Nerazzurrëve’.

Edhe pse Kroacia nuk pati një Botëror të shkëlqyer në aspektin e rezultateve, Sucic ishte një nga zbulimet më të mëdha të skuadrës së drejtuar nga Zlatko Dalic.

Ai spikati me asistimin ndaj Anglisë, golin kundër Ganës, si dhe me paraqitjet shumë të mira në sfidat ndaj Panamasë dhe Portugalisë, duke konfirmuar potencialin e tij si një nga mesfushorët më premtues të futbollit evropian./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.